Loading…

Nokia me telefona dhe tablet në Android

  • 19/11/2016 | 13:43

Nokia me telefona dhe tablet në Android

Nokia ka konfirmuar planet e saj të rikthimit në biznesin e telefonave në vitin 2017.

Edhe pse spekulimet e ndryshme e kanë bërë të qartë deri tani kthimin e kompanisë në biznes, ky është njoftimi i parë zyrtar i kompanisë për planet e vitit të ardhshëm.

Telefonat e ri të Nokia pritet të zbulohen në Mobile Congress që do të mbahet në Barcelonë në fillim 2017.

Sipas thashethemeve, linja e re do të përbëhet nga dy telefona kryesor që do të punojnë me Android Nougat dhe telefonat mesatar që kanë emrin kodik “D1C”.

Përveç telefonave të ri në Android, Nokia thuhet se do të sjell edhe një tablet Android i cili mund të jetë pasues i tabletit N1.

Të gjithë telefonat dhe tabletët e ri do të dizajnohen, reklamohen dhe shiten nga HMD Global, kompania finlandeze që është themeluar nga disa punonjës të Nokia. Prodhimi do të bëhet nga Foxconn, kompania e njejtë që ka sjellur tabletin N1 të Nokia.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë