Nol Nushi i PSD’së është tallur me vendimin e sotëm të qeverisë për qortimin dhe gjobitjen e qytetarëve serbë që nuk i ndërrojnë targat ilegale serbe, shkruan Gazeta Metro.
Nushi vendosi ta godasë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.
“Xhelal Sveçla – Zyrtar i Lartë për Qortim”, shkroi ai në Facebook.
Ndryshe, qeveria njoftoi se afati për ndërrimin e targave nuk është shtyrë, por është përshkallëzuar, duke e bërë këtë proces në disa faza: qortimin, gjobitjen dhe në fund ndalimin e këtyre targave në prill./gazetametro.net