Ish ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, Vladimir Bozovic, që është përjashtuar nga Mali i Zi më 2020’n si persona non grata kishte dërguar letër javën e kaluar presidentit malazias Milo Djukanovic, në emër të shtetit serb, kjo nuk u pa fort problematike nga kryeministri malazias Dritan Abazovic, transmeton Gazeta Metro.
Të dielën për rastin e krimit në Cetinje ku u vranë 11 persona letrën e ngushëllimit nga presidenti serb Vucic, ishte adresuar nga e-mail i Vladimir Bozovic. Një ofendim ky kur dihet se ai është i padëshiruar në Malin e Zi.
Kabineti i presidentit malazias kishte njoftuar se ata do të nisin procedurë në ministrinë e punëve të brendshme për t’i ndaluar hyrjen apo daljen e Bozovic nga Mali i Zi.
Kryeministri malazias Dritan Abazovic të hënën u paraqit në media dhe tentoi të relativizojë çështjen me deklaratën e tij, madje duke lënë të nënkuptohet se ministria e brendshme ka punë më të ngutshme se kjo.
“Në Serbi pritet zgjedhja e qeverisë së re. Nuk po e mbrojë atë që ka ndodhur por realisht mendoj se ministria e punëve të jashtme merret tepër më tema identiteti. Nëse dikush kryen shkelje mendoj se duhet të kemi qasje profesionale…” tha Abazovic.
Ai shtoi se apeli i tij është që ministria e punëve të brendshme të “kryej proceset e nevojshme, por ministria e punëve të jashtme ka tema të tjera mjaft me të cilat duhet të merret”.
“Nuk jam për variante ku kufizohen liria e njerëzve që nuk janë të lidhur me krimin” tha Abazovic.
Vladimir Bozovic ishte shpallur persona non grata në Mal të Zi më 2020’n pasi punonte aktivisht në mohimin e shtetit së pavarur malazias dhe ndërhynte në çështjet e brendshme në shkelje të konventave ndërkombëtare.
Mali i Zi me 19 gusht përballet me një krizë të re qeveritare pasi atë ditë është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi ku do të votohet mocioni i mosbesimit të qeverisë që i prin Dritan Abazovic, të propozuar menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, nga ai dhe Patriarku Serb Porfirije në Podgoricë, gati në mënyrë klandestine me 3 gusht./gazetametro.net