Loading…

Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë, humb në finale kundër xhudistes serbe

  • 24/03/2023 | 16:29

Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë, humb në finale kundër xhudistes serbe

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, transmeton Gazeta Metro.


Në finale ajo u mposht pas vazhdimeve dhe një lufte tejet të rreptë nga xhudistja serbe, Marica Perisic, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo në gjysmëfinale triumfoi ndaj kanadezes, Jessica Klait kurse gjatë këtij rrugëtimi ka mposhtur edhe Mariana Esteves, Ichinkhorloo Munkhtsedev dhe Pauline Starke.

Kujtojmë se medaljen e argjendtë e ka fituar sot edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi. /gazetametro.net

Distria Krasniqi mposhtet në finale, por fiton medaljen e argjendtë në Gjeorgji

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë