Loading…

Nora Istrefi flet për herë të parë për Tunën: Mes meje dhe asaj…

  • 09/06/2019 | 08:51

Nora Istrefi flet për herë të parë për Tunën: Mes meje dhe asaj…

Nora Istrefi ka preferuar që gjithnjë të jetë e rezervuar për jetën private dhe të qëndrojë e shkëputur nga intervistat. Mirëpo, ajo për herë të parë është deklaruar në lidhje me mardhënien e saj me kunatën , Tunën, transmeton Gazeta Metro.


Por e ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ajo ka folur për herë të parë për zënkën me Tunën dhe situatën familjare mes tyre.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë, as Roberti nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë.”- shpjegoi Nora.

Ajo gjithashtu u shpreh se nuk është dakord që Roberti flet në studio televizive për këtë çështje, por nuk ndikon në zgjedhjet e tij, pasi ai është i rritur mjaftueshëm. Pra, shkurtimisht nga ana e Norës nuk ka asnjë hatërmbetje apo konflikt me kunatën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë