Loading…

Nora Istrefi tregoi pamjen e saj pa makijazh në dhomën e provave

  • 21/05/2022 | 22:21

Nora Istrefi tregoi pamjen e saj pa makijazh në dhomën e provave

Këngëtarja Nora Istrefi ishte pa diskutim një prej primadonave të shfaqjes më të fundit të modës nga Valdrin Sahiti.


Nora dhe Valdrini të cilët kanë një miqësi të gjatë bashkë që nga shkolla fillore, kanë qenë bashkëpunëtorë tash e sa vite, duke bërë që Sahiti të jetë stilisti i përzgjedhur për dukjen e çdo paraqitjeje të këngëtares.

Si rrjedhojë, Nora nuk mund të mungonte në sfilatën e tij të fundit, ku kishte veshur një fustan ngjyrë të artë plot shkëlqim.

Në një nga kronikat e emisionit Prive që tregonte prapaskenat e përgatitjes së sfilatës, Nora mund të shihet në dhomën e provave teksa provon fustanin me të cilin do të paraqitej në event.

Ajo u shfaq pa makijazh në prapaskenë, duke vënë kështu në pah tërësisht dukjen e saj natyrale, gjithë “ujë e sapun”.

Dhe mund të thuhet se këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej mjaft bukur dhe në formë edhe pa grim, gjersa vazhdon të mbetet në super formë edhe sa i përket vijës trupore.

Nora përndryshe ishte vetëm një nga emrat e shumtë që morën pjesë në sfilatën e Valdrinit, që përfshinin ndër të tjerash të famshmit si: Capital T, Bora Zemani, Donald Veshaj, Era Istrefi, Jehona Sopi e të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë