Loading…
Nora Istrefi tregon se a është ndarë nga Roberti
  • 09/06/2019 | 10:46

Nora Istrefi tregon se a është ndarë nga Roberti

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet e estradës që kanë qenë të komentuar në media pothuajse gjithmonë. Ajo ka mohuar të jetë ndarë nga ai, transmeton Gazeta Metro.


Shpesh herë ka pasur lajme se dyshja i kanë dhënë fund edhe lidhjes së tyre, njësoj edhe së fundmi.

E lidhur me këtë çështje ka folur vetë Nora gjatë një interviste të fundit të dhënë për ‘Xing’.

“Mirë jemi, Roberti është mirë si fizikisht, profesionalisht dhe shpirtërisht me siguri. Unë i respektoj gazetarët që shkruajnë sepse kanë nevojë për lajme, por me thënë të drejtën, kur është një lidhje e gjatë si ajo e imja me Robertin ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe kjo marrëdhënie nuk ka qenë imune ndaj lajmeve të tilla. Ne vazhdojmë të jemi prindër dhe bashkëshortër. Jetës nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë dhe ne të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”, është shprehur Nora.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë