Loading…

Norma e inflacionit nëpër botë: Kosova lë në ‘lloç’ Gjermaninë për kah rritja e çmimeve

  • 22/06/2022 | 13:41

Norma e inflacionit nëpër botë: Kosova lë në ‘lloç’ Gjermaninë për kah rritja e çmimeve

Norma e inflacionit të Kosovës ka shkuar në 12.5 për qind, më e larta në rajon.


Kështu ka bërë të ditur në matjet e përmuajshme ‘Trading Economics’, duke lënë mbrapa edhe vendet e zhvilluara evropiane, si: Gjermania, Spanja, Austria, Italia, Britania e Madhe etj.

Më keq se Kosova në zonën e Ballkanit Perëndimor qëndron Bosnja dhe Hercegovina, me 13.2 për qind normë inflacioni.

Përqindja e inflacionit të Shqipërisë, sipas ‘Trade Economics’, ka shkuar në 6.7, e Serbisë, 10.4, Maqedonisë 11.9, si dhe Malit të Zi 11.7.

Zvicra është një ndër shtetet më pak të prekura nga inflacioni, ku norma e rritjes së çmimeve aktualisht është 2.9 për qind.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë