Loading…

Norma e interesit mbetet zero në Eurozonë

  • 20/01/2017 | 09:08

Norma e interesit mbetet zero në Eurozonë

Banka Qendrore Europiane shpalli të enjten se, megjithëse niveli i inflacionit është në rritje, norma e interesit në Eurozonë do të mbetet zero.


Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostati, në dhjetor të vitit 2016, niveli i inflacionit në Eurozonë u rrit në 1.1 %, niveli më i lartë në tre vjetët e fundit.

Ekspertët janë të mendimit se rritja e tanishme e nivelit të inflacionit në Eurozonë ka ardhur nga ngritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Nëse nuk merren parasysh faktorë si çmimi i energjisë dhe ushqimeve, inflacioni në Eurozonë do të jetë në një nivel të ulët.

Analistët kanë vënë në dukje se politika e normës zero të interesit dëmton depozituesit në banka, prandaj BQE-ja duhet të rritë nivelin e interesit në mënyrë graduale.

Tani inflacioni në Eurozonë është në rritje, gjë që ka krijuar kushtet për ndalimin e politikave ultralehtësuese të BQE-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë