Kampioni në fuqi anglez, Liverpooli, ka regjisturar fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, duke e fituar sonte derbin ndaj Chelseas, transmeton Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar fitore të pastër në udhëtim te Chelsea.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Stamford Bridge’ të Londrës ka përfunduar me rezultatin 0-2. Të dy golat u shënuan nga senegalezi, Sadio Mane, në minutat 50 dhe 54.
LEXO EDHE: Derbi i takon kampionit, Liverpooli mposht Chelsean në ‘Stamford Bridge’ – VIDEO/Golat e ndeshjes
Autori i dy golave u vlerësua më së larti për këtë ndeshje. Nga notat e publikuara nga ‘Whoscored’, Mane mori notën 9.0. Kurse, me notën më të dobët u vlerësuar portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga, i cili ishte fajtori te goli i dytë i pranuar. Spanjolli mori notën 5.6. /gazetametro.net