Loading…

Noterët mesazh ministres Haxhiu: Mos merr ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore

  • 20/02/2020 | 12:02

Noterët mesazh ministres Haxhiu: Mos merr ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore

Grupi i Noterëve të Kosovës i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i kërkuar që të mos merr ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore në drejtim të tyre, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu pasi kishte paralajmëruar se do të anuloj procesin e emërimit të noterëve, këta të fundit i kanë reaguar duke thënë se ata nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi nëse kjo e fund merr ndonjë veprim.

Sipas tyre ata kanë fituar me meritokraci dhe në mënyrë të ligjshme pozitat e tyre.

“Me këtë deklaratë të dhënë në mënyrë arbitrare pa asnjë bazë ligjore, i bie që është duke na mohuar të drejtën e fituar me meritokraci në mënyre të ligjshme me shumë mundë dhe sakrificë, dhe ne e lusim Ministren e Drejtësisë Znj.Albulena Haxhiu që të mos marrë ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore sepse ne nuk do të ndalemi duke e kërkuar të drejtën tonë të fituar ligjërisht, dhe çdo vendim të saj të kundërligjshëm do ta atakojmë në çdo rrugë ligjore dhe instancë gjyqësore të vendit”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, Haxhiu pa asnjë bazë ligjore po kërkon të kthehet procesi në pikën zero, pasi që të gjithë dokumentet dhe letrat janë në rregull.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë