Një zyrtar i zjarrfikësve në Paris ka thënë se zyrtarisht struktura e katedrales “Notre Dame” ka shpëtuar nga shkatërrimi total, transmeton Gazeta Metro.
Edhe në Ministrinë e Brendshme franceze janë shprehur optimist se katedralja nuk do të shkatërrohet tërësisht, raporton Reuters.
Sipas disa raportimeve në mediat franceze, ajo që ka shpëtuar është fasada, thesari si dhe shumica prej veprave të artit.
Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se janë shpëtuar dy kambanoret.
Një zjarrfikës është i lënduar rëndë. /gazetametro.net