Loading…

‘Novak down under’: Djokovic zbriti në Australi e ngeli në aeroport pasi s’ia pranuan vizën, pritet ta kthejnë mbrapsht

  • 05/01/2022 | 15:13

‘Novak down under’: Djokovic zbriti në Australi e ngeli në aeroport pasi s’ia pranuan vizën, pritet ta kthejnë mbrapsht

Tenisti serb Novak Djokovic mbeti në aeroportin e Melbourne në Australi pasi viza nuk ju pranua nga autoritetet australiane, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka zbritur në Tulamarin rreth 13:0 sipas kohës sonë por hyrja në Australi nuk iu lejua.

Sipas lajmeve të mediave serbe ekipi i tij ka aplikuar për vizën e gabuar që nuk mbështetë përjashtimin mjekësor nga vaksinimi.

Policia kufitare ka kontaktuar qeverinë e Victoria që ka dhënë miratimin e përjashtimit mjekësor Djokovicit, që t’i lejohet hyrja tenistit serb. Kjo është refuzuar nga politikanët e Melbourne që kanë bërë një prapakthim pasi stuhisë për standarde të dyfishta si në Australi dhe tjera vende.

Tani po pritet vendimi përfundimtar por sipas raporteve të mediave të huaja dhe vet deklaratës së kryeministrit australian Morrison se nëse nuk bind me dëshminë për përjashtim, drejt e në shtëpi me aeroplanin e parë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë