Serbia po vazhdon të nxisë trazira në rajon, duke u munduar që shkaktar t’i paraqes shqiptarët.
Duke përdorur mediat, qeveria e Aleksandar Vucic’it, po shpik lloj lloj teorish, kinse shqiptarët po përgatiten që me anë të luftës të pushtojnë territore në Maqedoni e Serbi, në mënyrë që ta krijojnë Shqipërinë e Madhe.
Së fundmi, gazeta serbe Novosti, duke marr shkas nga situata e tensionuar politike në Maqedoni, në numrin e sotëm, ka shkruar se kinse shërbimet serbe të sigurisë kanë zbuluar se rreth 800 veteranë të armatosur të UÇK’së, kanë hyrë në territorin atje, përcjellë gazetametro.net.
Këtë ish pjesëtarë të UÇK’së sipas Novostit janë të pajisur kryesisht me armë automatike.
Tutje gazeta thotë se këto grupe të armasotura janë të pozicionuar në Likovë dhe Haraçinë, dhe kanë kontakte edhe me ekstremistë në komunat e banuara me shqiptarë në Serbi. /gazetametro.net