Ndërmarrja Publike Banesore ka reaguar pas aktvendimit të Gjykatës Supreme për kthimin në zero të çështjes së kontestuar të NPB-së, shkruan Gazeta Metro.
Nga NPB-ja thonë se ky vendim paraqet një zhvillim vendimtar në mbrojtjen e interesit të NPB-së dhe të pasurisë publike, ndërsa beteja juridike do të vazhdojë në rigjykim.
“Për më shumë se dy muaj, punëtorët tanë kanë vazhduar punën me përkushtim, pavarësisht se kanë mbetur pa paga, dhe për asnjë ditë shërbimet e NPB-së nuk janë ndalur. Sot, pas këtij zhvillimi të rëndësishëm, janë proceduar dhe ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e NPB-së”, thuhet në reagim.
Gjykata Supreme të premten mori vendim për ta kthyer në pikën zero çështjen e kontratës së kontestuar të NPB-së.