Loading…

Nuk besoni në UFO’të? Këto dy video do të ndryshojnë mendjen tuaj

  • 26/02/2017 | 12:54

Nuk besoni në UFO’të? Këto dy video do të ndryshojnë mendjen tuaj

Fenomeni UFO është një nga temat më të biseduara në dekadën e fundit. Me sasinë e madhe të dokumenteve të vëna në dispozicion për publikun,  ka ende prej atyre që nuk e besojnë ekzistencën e tyre, por duket se kjo është vetëm një çështje kohe derisa shoqëria të gjejë të vërtetën prapa mijëra dëshmive që janë bërë, jo vetëm në Tokë, por edhe në hapësirë, transmeton gazetametronet.


Derisa miliona njerëz janë të bindur se UFO’të vizitojnë Tokën në mënyrë të rregullt, ka miliona që besojnë në mënyrë të vendosur,  se fenomeni UFO nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me të huajt dhe anijet kozmike të botës tjetër.

Është një debat i vazhdueshëm, që çdo herë ushqehet me diçka të re. Por, debati në lidhje me jetën e tyre nuk është diçka e re në kohën moderne, si një çështje një fakti, njerëzit kanë pyetur, çka nëse diku atje është jeta e ngjashme me atë nnë Tokë. ‘’Të konsiderojmë Tokën, si e vetmja botë e populluar në hapësirë të pafund është aq absurde, sa të pohojmë se në një fushë të tërë të miletit, vetëm një kokërr do të rritet’’. Metrodorus, filozof grek i shekulli të katërt, transmeton gazetametro.net.

Por jo vetëm astronautët dhe zyrtarët qeveritarë, kanë pranuar fenomenin UFO, por edhe shkencëtarë e njohur si Profesor Stephen Hawking kanë komentuar mundësinë e jetës së alienëve dhe vizitat e tyre.
‘’Nëse alienët mund të na vizitojnë, rezultati mund të jetë i njëjtë sikur Kolombi kur zbarkoi në Amerikë,’’, tha Profesor Hawking.

Por shmë njerëz nuk pajtohen me Profesorin Hawkig. Kjo është arsyeja se pse ka mijëra video dhe imazhe të objekteve misterioze që sfidojnë shpjegimin.

Një tjetër shkencëtar, Dr. Kaku, i cili është këshilltar në seri Curiosity të kanalit Discovery-së, beson se raca njerëzore nuk do të qëndrojë në qoftë së Aliens vijnë në Tokë dhe na sumojnë. Pasi sipas tij Alient mund të jenë më shumë se një milon vjet përpara tekonlogjisë sonë dhe mund të fshijnë njerëzit për pak sekonda, duke pushtuar planetin tonë të vogël

Siç mund ta shikoni, ka me qindra deklarata të bëra nga shkencëtarët, astronautët dhe zyrtarët e qeverisë mbi fenomenin UFO dhe Alien dhe këto deklarata janë të mbështetura nga imazhe dhe video të panumërta, të gjitha në dispozicion online, duke u thënë një histori që shumë skeptikë ende refuzojnë të pranojën, pavarësisht nga sasia e madhe e dëshmive që mbështetin ‘pretendimet e egra’ siç thonë disa prej tyre.

Këtu ne ju sjellim dy video shumë interesante të UFO-ve që do tu bëjnë që ju të rishqyrtoni edhe njëherë nëse ju nuk besoni në UFO-t dhe në jetën e huaj./gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=-Dylp6jr_sY

https://www.youtube.com/watch?v=AeSOFnBaCi8

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë