Komuna e Vushtrrisë sot ka shënuar edhe tri raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Gazeta Metro.
Asht siç njoftohet, të infektuarit e sotëm të cilët kanë rezultuar pozitivë janë dy raste brenda familjes në rrugën “2 maji”, ndërsa rasti i tretë nuk dihet ende burimi i infektimit.
Rastet kontakti të të infektuarit do të testohen nesër nga IKSHPK.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili në një lidhje telefonike në RTV Dukagjin, tha se Vushtrria po përballet me rikthimin e koronavirusit.
Sipas tij, kjo situatë është e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal i Vushtrrisë.
Vushtrria rendiet e teta për nga numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. /gazetametro.net