Loading…

Nuk dihet vendi e as ora se ku mbahet Kuvendi, AGK i reagon ashpër FFK’së: Krijoni kushtet e nevojshme

  • 26/01/2023 | 22:49

Nuk dihet vendi e as ora se ku mbahet Kuvendi, AGK i reagon ashpër FFK’së: Krijoni kushtet e nevojshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka bërë thirrje FFK’së që të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent, shkruan Gazeta Metro. 


Me anë të një reagimi në Facebook, AGK ka thënë se pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediet në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje.

“AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende procesin e licencimit”, ka thënë AGK.

Në fund AGK ka thënë se në cilëndo rrethanë, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë