Loading…

Nuk do ta besoni çfarë gafe ka bërë Xhaka në barazimin e Arsenalit me Burnleyn

  • 06/03/2021 | 18:11

Nuk do ta besoni çfarë gafe ka bërë Xhaka në barazimin e Arsenalit me Burnleyn

Arsenali nuk arriti të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 kundër Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për Premier Leaguen.


Ishte një përballje absolutisht e çmendur në fund, teksa ‘Topcinjëve’ iu mohuan dy penallti nga VAR dhe një karton i kuq për Burnleyn u anlua nga teknologjia që po shkakton stuhi javë pas jave në futboll, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, gjërat kanë mundur të ishin ndryshe për Arsenalin po të mos ishte një gabim trashanik nga Granit Xhaka në minutën e 39-të, derisa Arsenali po avanconte 1-0 falë golit të Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e gjashtë.

Mesfushori shqiptar u shërbye me një top të sikletshëm në afërsi të portës së vetë nga Bernd Leno dhe ishte nën presionin e sulmuesve të nikoqirëve.

Në tentativë për ta spastruar rrezikun, ai goditi topin direkt në Chris ëood, si rezultat i kësaj topi përfundoi në rrjetë.

Pas ndeshjes, ‘Whoscored’ e ka vlerësuar paraqitjen e Xhakës me notën më të ulët, 5.5.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë