Loading…

‘Nuk do të më pyesni pas dy viteve’: Agjenti i Grealish mundohet ta arsyetoj shumën e paguar për të

  • 19/05/2022 | 19:01

‘Nuk do të më pyesni pas dy viteve’: Agjenti i Grealish mundohet ta arsyetoj shumën e paguar për të

Sulmuesi i Manchester Cityt, Jack Grealish kishte qenë një ndër lojtarët më të kritikuar këtë sezon në Premier League duke marrë parasysh shumën për të cilën u pagua për të, por shumën prej 100 milionë eurove është munduar ta arsyetoj agjenti i tij, Jonathan Barnett, transmeton Gazeta Metro.


Në verën e kaluar drejtuesit e ‘Citizens’ në arkat e klubit të Aston Villës ‘derdhën’ hiç më pak se 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, por të cilat ai nuk i shpagoi në asnjë moment gjatë stinorit.

Agjenti i anglezit, Jonathan Barnett gjatë një interviste i pyetur se nëse skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola pagoi shumë të ‘çmendur’ për lojtarin, ai u shpreh se pas dy viteve nuk do të pyetet për këtë çështje.

”Unë nuk mendoj se do të më pyesni pas dy viteve. Ju do ta shihni se sa i mirë është ai por Manchester City ka një stil të ndryshëm loje nga ai me të cilin ishim mësuar. Ai ende po mësohet të luaj në atë mënyrë sepse stili i klubit është shumë i veçantë dhe i ndryshëm nga ekipet e tjera dhe Jack nuk është mësuar me të” tha ai.

Në 39 paraqitje në të gjitha garat ai ka realizuar vetëm gjashtë gola dhe ka regjistruar katër asistime, ndërsa për Aston Villën në edicionin e fundit kishte pasur 12 takime më pak dhe kishte shënuar shtatë gola dhe kishte regjistruar 12 asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë