Loading…

Nuk do të paguani më 125 euro: Hiqet detyrimi për homologim për veturat që vijnë nga Europa

  • 29/09/2020 | 14:40

Nuk do të paguani më 125 euro: Hiqet detyrimi për homologim për veturat që vijnë nga Europa

Në Komisionin Parlamentar për Infrastrukturë ka kaluar projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim për vetura të reja dhe të vjetra që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia, ka bërë të ditur deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Hekuran Murati.


Murati ka thënë se me këtë pikë po zbatohet vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit të vitit të shkuar, që kishte grumbulluar më shumë se 10 mijë nënshkrime në kërkesën për ndërprerje të homologimit të veturave.

Secili qytetar që ka importuar veturë nga ndonjë vend tjetër në Kosovë është dashur të paguajë hiç më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë i Muratit:

Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq…

Publiée par Hekuran Murati sur Mardi 29 septembre 2020

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë