Loading…

‘Nuk dua të të shoh as të flas me ty’: Kiara shpërthen në lot në debatin e ashpër me Luizin

  • 25/03/2023 | 13:15

‘Nuk dua të të shoh as të flas me ty’: Kiara shpërthen në lot në debatin e ashpër me Luizin

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë (e premte) në orët e vona në mes të çiftit Luiz dhe Kiara.


Dyshja kanë debatuar me njëri-tjetrin me tone të larta dhe e gjitha nisi nga një darkë që u organizuar për Kiarën dhe Oltën si të nominuarat e kësaj jave.

Ty vajzat darkuan bashkë në suitë larg banorëve të tjera ndërsa edhe iu përgjigjën disa pyetjeve për t’u argëtuar më pas me muzikë.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizi, i cili tha se kjo do të mund të ishte nata e fundit kur ai dhe Kiara të ishin bashkë në shtëpi në rast se ajo eliminohet sonte (e shtunë).

Më pas çifti kanë vazhduar debatet që nisi nga një fishkëllim e Luizit drejt Kiarës, moderatorja e acaruar nga kjo nisi të fjalosej me të madhe edhe shpërtheu në të qarë.

“Me kë po flet ti, kujt i fishkëllen ti, a ka mundësi të flasësh dhe të komunikosh, mos më fol mua sikur po i flet qeni rrugëve, boll me kaq, mos më ngre zërin, të jetë hera e fundi sepse edhe sot kur më ngrehe zërin më ke prekur, më bëre të ndihem si pa vlerë, jam shumë e prekur, është hera e disat që më bërtet, më ka bërë si lolo, nuk dua të të dëgjoj as të të shoh, kush je ti që më bërtet, unë nuk lejoj as nënë dhe babanë tim të më bërtash, mos më fol me atë tonë, nuk dua të të flas fare jo nata e fundit të jetë, por të jetë dita e fundit e jetës nuk më intereson”, ka thënë Kiara teksa qante.

Ndërkohë, Luizi i erdhi nga pas për të sqaruar atë që ndodhi duke insistuar se gjithë këtë e bëri sepse mund të ishte nata e tyre e fundit në shtëpinë e famshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë