Në shkollën fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, nxënësit dhe prindrit e tyre po kundërshtojnë që lëndën e matematikës të ua ligjëroj një mësuese e cila mbanë mbulesë në kokë.
Për ta po del të jetë problem mbulesa e arsimtares Fatmire Bujupi, dhe frika se ajo do mbajë ligjërata për fe në orën e mësimit. Në këtë situatë, e cila dikë po e bënë me lot, fëmijët ka dy ditë që nuk vijnë në shkollë.
Bile njëri prej tyre tregon edhe se çfarë i tha mbesa e tij kur e ka parë arsimtaren për herë të parë.
Vetë Arsimtarja, Fatmire Bujupi , po thotë se po i bëhet e padrejtë nga nxënësit e prindërit, pasi ajo ligjëron lëndën e saj si të tjerë mësimdhënës. Kjo pretendon se është qëllimi që të sjellet një mësues tjetër këtu, e jo puna e shamisë. /KlanKosova