Loading…

Nuk e kanë dert koronavirusin: Në Gjakovë mbahet aheng me 130 persona, ndërhynë policia

  • 12/07/2020 | 13:56

Nuk e kanë dert koronavirusin: Në Gjakovë mbahet aheng me 130 persona, ndërhynë policia

Përderisa në Kosovë po vazhdon të jetë gjendja e rënduar ku shumë pacientë të prekur nga koronavirus po luftojnë për jetë të asistuar nga mjek e infermiere që punojnë me orare të zgjatura, disa qytetar të pa përgjegjshëm në qytetin e Gjakovës kanë mbajtur aheng familjar, përkundër thirrjeve që të mos ketë grumbullime të tilla në një kohë të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Në qytetin e Gjakovës, gjatë ditës së djeshme, është mbajtur një aheng familjar, edhe përkundër faktit së janë të ndaluar grumbullimet e tilla, për shkak të gjendjes me pandeminë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas informatës për për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës.

Tutje policia ka bërë të ditur se pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

“Gjakovë 11.07.2020-10:15. Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë