Loading…

Nuk e morën në ekskursion 12 vjet më parë, shqiptari padit shkollën për 400 mijë euro

  • 23/10/2019 | 20:58

Nuk e morën në ekskursion 12 vjet më parë, shqiptari padit shkollën për 400 mijë euro

Endri Begajn shkolla nuk e mori në ekskursion 12 vjet më parë,tani ai ka paditur shkollën për 400 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.


12 vite më parë, shqiptari Endri Begaj ishte student në një shkollë në Itali, në Areco. Ai nuk u mor në një ekskursion që shkolla organizonte për në Amsterdam, me argumentin se ishte dobët me mësime dhe duhej ta shfrytëzonte atë kohë për të mësuar.

Rasti u bë shumë i madh në atë kohë dhe pati debate të shumta në lidhje me diskriminimin, madje edhe në parlament.

Sot 32 vjeç, Endri Begaj ka vendosur të hedhë në gjyq shkollën për 400 mijë euro. Avokati i tij thotë se ky incident, përveçse e traumatizoi duke e bërë të ndihet i përjashtuar, çoi drejt përplasjeve të tjera midis djalit dhe shkollës, të cilat rezultuan me përjashtimin e tij.

Shkolla nuk ia hapi më dyert djalit dhe nuk e lejuan të futej brenda, as me urdhër të drejtorisë së arsimit. Drejtoria mbështeti gjithnjë faktin që mësuesit kishin vepruar drejt duke qortuar masën disiplinore ndaj nxënësit dhe e përjashtuan. Por avokati i Begajt thotë se kjo është një shkele e të drejtave kushtetuese të njeriut.

Tani ai ka arritur fitoren e parë, pasi gjykatësit e apelit vendosën që çështja duhet të kalojë nga gjykata administrative te ajo civile, dhe se shkolla duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit, dhe shuma e këtyre shpenzimeve do të caktohet në varësi të vendimit./tch/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë