I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë që vendosi në favor të kompanisë telefonike Z-mobile, në rastin e ndarjes së 200 mijë numrave që kjo kompani i kërkoi Telekomit të Kosovës.
Sipas vendimit përfundimtar Z-mobile ka fituar plot 30 milionë euro nga Telekomi i Kosovës.
“ Vetëvendosje që në fillim ka potencu kontraten e dëmshme me Z Mobile. Vazhdimisht ka fol për shkatërrimin që ja ka bo PDK-ja PTKsë. Qato gabime të cilat kanë sjellë dëme tashmë milionshe i kanë bërë drejtorat e PTKsë të vendosur aty nga? PDK-ja pra, Hashim Thaqi e Kadri Veseli”, ka shkruar Ahmeti në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook, shkruan gazetametro.net
“E tash mu çu e më thënë që VV është fajtore sepse nuk ka reagu pesë minuta mas lajmit është hipokrizi. Tu e dit që pikërisht krejt këta në këtë mesele i lidh pikërisht Kadri Veseli. 30 milion euro humbje. Nashta tash është mirë me i përmend xhamat e thyer të qeverisë në protesta të privatizimeve se dëmi aty na paska qenë, me na thënë komunista e islamista e rrezik për vendin e mandej kur po kris humbja 30 milionshe me lyp me fol LVV”, shtoi ai tutje.
“Vazhdimisht kemi kërkuar hetime në këtë ndërmarrje. Por po na thonë që e kemi për pushtet. Dushk për gogla ska më. Gjanat po dihen.”, përfundoi Ahmeti. /gazetametro.net