Kryediplomati boshnjak Igor Crnadak ka thënë se Bosnja nuk mund ta njohë Kosovën, por sipas tij, Sarajeva është e gatshme të bisedojë për vizat me autoritetet në Prishtinë.
Bosnja e Hercegovina, në mandatin e kësaj qeveria, nuk mundet dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kështu ka deklaruar sot ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak, por ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë me Kosovën për thjeshtësimin e procedurave të vizave dhe njohjen reciproke të dokumenteve.
Crnadak ka thënë se Bosnja në këto bisedime është e gatshme të hyjë duke respektuar dialogun që është duke u zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe, siç thotë ai për “Anadoly Agency”, duke pas parasysh pozitën e fqinjit të Bosnjës, Serbisë.
“Përkushtimi ynë është që në mandatin e kësaj qeverie në nivel shtetëror të Bosnjes nuk mundet dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës, por se jeta duhet të vazhdojë në mënyrë normale sado që të jetë e mundshme”, ka thënë Crnadak.