Një tifoz i zjarrtë i Meksikës ka përjetuar një tronditje emocionale pas humbjes së ekipit të tij ndaj Anglisë në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Metro.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet i dëshpëruar duke bërtitur dhe duke iu lutur futbollistëve të Meksikës që të fitojnë ndeshjen.
Por që në fund fare duket se ëndrra e tij u shua, dha ai ra për tokë pa ndjenja pas humbjes së ekipit të tij të zemrëz.
Anglia ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Meksikën me rezultat 3-2 në stadiumin legjendar Azteca në Mexico City.
Anglezët arritën ta ruajnë epërsinë edhe pse luajtën me një futbollist më pak pas një kartoni të kuq.
Meksika, që është një nga tri vendet nikoqire të Botërorit 2026, nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë numerike dhe u eliminua para tifozëve të saj në fazën e 1/8 së finales.
Me këtë fitore, Anglia vazhdon rrugëtimin drejt çerekfinales, ndërsa Meksika i jep fund aventurës në Kupën e Botës pavarësisht përkrahjes së madhe në stadiumin Azteca./gazetametro.net
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) July 6, 2026