Loading…

‘Nuk e votojmë Draft Statutin e FFK’së’, FC Prishtina: Gjasat e licencimit nga MKRS janë minimale

  • 25/01/2023 | 15:38

‘Nuk e votojmë Draft Statutin e FFK’së’, FC Prishtina: Gjasat e licencimit nga MKRS janë minimale

Ashtu siç raportoi Gazeta Metro pak orë më parë, klubi i Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nuk do ta votojë Draft Statutin e propozuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).


Në njoftimin e tyre thuhet se skuadra bardhë e kaltër ka arsye të shumta për mos ta votuar të premten këtë Draft Statut.

Sipas tyre, për shkak se ky Kuvend i Jashtëzakonshëm është thirrur në mënyrë të parregullt, atëherë gjasat për tejkalim të situatës dhe licencimit të FFK nga ana e Ministrisë së Sportit janë minimale.

”Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, njërën nga arsyet për mos licencim të FFK-së i përmend parregullsitë në organizimin e Kuvendit te kaluar të Federatës. Në vend të përmirësimit të gabimeve të së kaluarës, FFK vazhdon me organizim të një Kuvendi tjetër, duke vazhduar me parregullsi sikurse në të kaluarën. Kjo na bën me dije se gjasat për tejkalim të situatës dhe licencimit te FFK nga ana MKRS janë minimale, për të mos thënë nuk ekzistojnë,” thuhet në njoftim.

Në fund, FC Prishtina ka shkruar se nuk do të pajtohet asnjëherë që të tregtojë ardhmërinë e gjeneratave të fëmijëve, për të mbajtur në funksion njerëz që vizionin e vetëm për zhvillim dhe përparim të futbollit e kanë zhvatjen dhe përfitimin e parave në kurriz të perspektivës së fëmijëve.

”Si përfundim, FC Prishtina asnjëherë nuk do të përligjë me votën e saj shkatërrimin që është duke ju bërë këtij sektori nga ana FFK-së, e cila është federata e vetme në botë, e cila e fokuson energjinë në luftimin e klubeve të cilat i përfaqëson. FC Prishtina nuk do të pajtohet asnjëherë që të tregtojë ardhmërinë e gjeneratave të fëmijëve tanë, për të mbajtur në funksion njerëz që vizionin e vetëm për zhvillim dhe përparim të futbollit e kanë zhvatjen dhe përfitimin e parave në kurriz të perspektivës së fëmijëve dhe të rinjve kosovarë që e duan futbollin dhe duan të rriten në ambient të shëndetshëm, të rrethuar shpresa për sukses,” thuhet në njoftim.

Sot edhe Trepça’89 njoftoi se nuk do ta votojë Draft Statutin e FFK’së, ndërsa gjithashtu mbrëmë këtë e bënë të ditur Drita dhe Gjakova. /gazetametro.net

‘Të jeni të vetëdijshëm, se çka do të votoni’: Edhe Trepça’89 del kundër Draft Statutit të FFK’së

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë