Loading…

Nuk ekziston kombi kosovar

  • 21/12/2016 | 14:48

Nuk ekziston kombi kosovar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një forum të organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës, ka thënë se nuk ka komb kosovar, por Kosova ka identitet shtetëror, duke theksuar se gjithmonë ka pasur përpjekje për përçarje të shqiptarëve.

‘Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme. Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës. Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri’, ka thënë  Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë