Loading…
Nuk është emër aq i zorshëm: Trumpi shefin e kompanisë Apple e ka quajtur Tim Apple
  • 07/03/2019 | 10:49

Nuk është emër aq i zorshëm: Trumpi shefin e kompanisë Apple e ka quajtur Tim Apple

Tim Cook edhe nuk është emër krejtësisht i panjohur në botën e biznesit. Megjithatë është fjala për drejtorin e njërës prej kompanive më të mëdha në botë, transmeton Gazeta Metro.


E, megjithatë, Donald Trump mbrëmë shefin e Apple-it gjatë takimit zyrtar para kamerave e ka qeuajtur ‘Tim Apple’ – deri sa ai ishte i ulur pranë tij, transmeton USA Today. Pos kësaj para Cookut ishte pllaka me merin e tij.

Trump e ka ngatërruar emrin e Cookut gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, kur po diskutohej për rëndësinë e teknologjisë në arsim. Deri sa po fliste për investimet e mëdha të Apple-it në ShAb, ai ka rhënë: Këtë e vlerësojmë shumë, Tim Apple.

Sigurisht, twitteristët kanë reaguar menjëherë në këtë gaf.

Përndryshe, presidenti amerikan nuk e ka për herë të parë që ngatërron emrat e shefave të kompanive të mëdha. Vitin e kaluar shefen e Lockheed Martinit Marillyn Hewson e ka quajtur shkurt Marillyn Lockheed. Këshilltarin e tij për siguri nacionale John Bolton e ka quajtur Mike, ndërsa republikanin Kevin McCarthy – Steve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë