Një kal karroce i stërlodhur u rrëzua e s’mundi të ngritej më në kohën më të ngarkuar të trafikut në qendrën e Manhattan të mërkurën. Kali i shtrirë po goditej pamëshirë nga karrocieri i frustruar, transmeton Gazeta Metro.
Gjunjtë e kalit shihet tek i dridhen në xhirimin e publikuar nga kalimtarët e rastit derisa karrocieri i tërhiqte litarin dhe godiste kalin vazhdimisht për ta detyruar të ngrihet.
Kalimtarët u zemëruan me karrocierin që po i binte kalit. “Çka nëse të jap unë shpulla ashtu ti djalo?” i tha njëri derisa dëgjohej një grua tek i bërtiste të ndalonte. “Po provoj ta ngre nga këtu” tha karrocieri i frustruar derisa i binte me litar disa herë.
Kali i dërrmuar ra i shtrirë në rrugë me kokën në asfalt derisa karrocieri i hoqi litarët e karrocës me ndihmën e një kalimtari.
Një patrullë policie arrin në vend dhe janë xhiruar tek e lagin me ujë kalin, duke e kthjellur aq sa për ta ngritur në këmbë pas më shumë se një ore, sipas xhirimeve dhe dëshmitarëve.
Njësiti kalorës i Policisë së New York ka transportuar kafshën në një lokacion për trajtim sipas njoftimit të tyre.
“E pashë kur ra kali. Ai qartë dukej që ishte i dehidruar dhe i uritur. Ai nisi ta fshikullojë kalin në vend se ti jepte ujë. I thirra ndalu mos e godit, jepi ca ujë. Është kali, jo makinë’ ka treguar një kalimtar./gazetametro.net