Loading…

‘Nuk është mirë të trazohen’: Afrim Tovërlani ekskluzivisht tregon për Metron se a do të jetë trajner i Ballkanit

  • 12/05/2021 | 16:39

‘Nuk është mirë të trazohen’: Afrim Tovërlani ekskluzivisht tregon për Metron se a do të jetë trajner i Ballkanit

Trajneri Afrim Tovërlani nuk e ka mohuar saktësisht nëse ai do të jetë udhëheqës i ekipit të Ballkanit për sezonin e ri, shkruan Gazeta Metro.


Klubi i Ballkanit është një ndër klubet më të organizuara në Kosovë në vitet e fundit.

Klubi nga Suhareka edhe në këtë edicion ka treguar paraqitje të kënaqshme duke qenë një ndër pretendentet kryesore për titullin kampion në Superligë, mirëpo vetëm dy xhiro para fundit, “Xhebrailat” e humbën rastin që të shpallen kampion.

Ballkani tash e disa ditë është pa trajner, pasi që javën e kaluar, u shkarkuar ‘timonieri’ Bledi Shkëmbi, derisa në xhiron e fundit ndaj Dritës (1:1), ekipin e drejtoi Ardian Basha, i cili e ka ushtuar detyrën e ndihmës në këtë skuadrës së bashku me trajnerin e juniorëve, Edon Gashi.

Ndërkaq dje në media u raportua se Ballkani i cili ka mbetur pa trajner, ka filluar të mendojë për një udhëheqës të ekipit i cili sipas raportimeve pritet të jetë Afrim Tovërlani.

Gazeta Metro ka kontaktuar trajnerin Tovërlani, duke pyetur se a mund ta konfirmojë një raportim të tillë.

Ai ka thënë se nuk është takuar me zyrtar të Ballkanit.

“Nuk kom jam taku me zyrtar të Ballkanit. Suharekasit i kanë edhe dy ndeshje me rendësi dhe nuk është mirë të trazohen”, ka thënë Tovërlani për Metron, duke mos e mohuar saktësisht lajmin për kalimin e tij në Ballkan.

Tovërlani është një ndër trajnerët më të trofeshëm në histori të futbollit kosovar duke fituar tituj me FC Prishtinën dhe Feronikelin.

Në ndeshjet e para të këtij edicioni dhe fundit e stinorit të kaluar e ka drejtuar Feronikelin për të mbetur më pas trajner i lirë.

Suharekasit në këtë edicion krahas Shkëmbit, e ka drejtuar edhe Ismet Munishi, i cili tashmë e udhëheq Gjilanin.

Ndryshe, dy xhiro para fundit të kampionatit, Ballkani ndodhet në pozitën e tretë me 68 pikë të grumbulluara, dy më pak se Drita që ndodhet e dyta (70 pikë) dhe shtatë më pak se lideri Prishtina (75 pikë). /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë