Loading…
Nuk fitoi çmim ‘Grammy’, por Bebe la prapa yjet e tjera me veshjën e saj
  • 11/02/2019 | 11:50

Nuk fitoi çmim ‘Grammy’, por Bebe la prapa yjet e tjera me veshjën e saj

Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare, po konsiderohet si njëra prej yjeve me dukjen më të bukur në ceremoninë “Grammy Awards”, transmeton Gazeta Metro.


Bebe, arriti në tapetin e kuq me një fustan elegant, ngjyrë të kuqe, dhe i hapur në pjesën lart.

Pas problemeve që kishte me dizajnerët, duket se Bebe Rexha ka gjetur stilistin e duhur, përderisa u shfaq me një veshje të kuruar deri në detaje.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare ka qenë e nominuar për dy çmime në këtë mbrëmje: “Artistja e re më e mirë”, dhe “Dueti më i mirë i zhanrit country”.

Ndonëse nuk doli fituese në këto kategori, Bebe tha se për të fitore ishte vet nominimi për “Grammy”./gazetametro.net

View this post on Instagram

❤️❤️❤️❤️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë