Loading…

Nuk fshihet më: Aktori turk me prejardhje shqiptare në lidhje me gazetaren super seksi italiane

  • 13/01/2021 | 17:06

Nuk fshihet më: Aktori turk me prejardhje shqiptare në lidhje me gazetaren super seksi italiane

“Ku ka zë s’është pa zë!”- thotë një fjalë e urtë popullore. Ditën e djeshme raportuam se Can Yaman është në një lidhje me gazetaren  e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta. Thuhet se ata kanë nisur të takohen teksa e dimë të gjitha se sa të shpeshta janë vizitat e aktorit me origjinë shqiptare në Itali.


Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, teksa një foto e postuar nga Diletta ku shihej në dhomën e hotelit duke mbajtur një buqetë me lule në dorë, i bëri të gjithë të mendojnë se kjo dhuratë ka qenë nga Cani.

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime rreth një lidhjeje mes dyshes së njohur. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Dhe Anna nuk ka folur kot. Së fundmi revista e njohur ‘Chi’ ka publikuar foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar. Media italiane shkruan se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku kanë publikuar edhe foto.

Kujtojmë se në tetor, aktori u fotografua nga paparacët në shoqërinë e një vajze brune. Asokohe u tha se ajo është e dashura e tij, por vetë Can i mohoi këto zëra.

Para disa javësh është raportuar se Can Yaman do të marrë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian. Sigurisht, të gjithë u bënë kuriozë të mësojnë sa do të paguhet bukuroshi me origjinë shqiptare që ka çmendur femrat në mbarë botën, ndaj mediat turke s’kanë vonuar shumë dhe na e kanë zbuluar shifrën e tij.

Sipas të huajave, aktori do të paguhet 100 mijë euro për çdo episod të ri të serialit “Sandokan”, shifër goxha e lartë që i ka lënë të gjithë me gojë hapur! Xhirimet për këtë produksion do të nisin në verë ose vjeshtën e vitit 2021.

Pas aktorit, Çagatay Ulusoy, i cili ka një kontratë me “Netflix” Can Yaman bëhet aktori i dytë më i paguar turk. Së fundmi, Can u fut në top 100-ëshen e meshkujve më të bukur në botë, së bashku me dy aktorët e tjerë me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug dhe Burak Ozcivit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë