Loading…

‘Nuk harrohet momenti kur rrezikonim jetën për teket Kurtit e Sveqlës’: Sot ata i shkelen të gjitha masat

  • 25/10/2021 | 23:11

‘Nuk harrohet momenti kur rrezikonim jetën për teket Kurtit e Sveqlës’: Sot ata i shkelen të gjitha masat

Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli thotë se një vit më parë, jeta e tij dhe pjesëtarëve të ekipit të tij u rrezikua nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla. Kujton se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk kishte lejuar uljen e avionit të tij në Prishtinë, pavarësisht se ai kishte dëshmi nga Zvicra që tregonin se nuk ishte i sëmurë me Covid-19.


Deputeti Pacolli nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka kujtuar këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë Kurti 2 se tani nuk po respekton masat kundër Covid-19. Thotë se në organizimin e “Darkës së Lamës” nuk u respektua asnjë nga masat që janë aktualisht në fuqi.

“Nga fotografitë e publikuara nga z.  Petrit Kllokoqi për “Darkën e Lames” shohim si nuk rrespektohën masat nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Shëmbull i mirë!!!!!.”, shkroi Pacolli në Facebook,

Çka bën i forti, i ligi çuditet: Gastronomët ia qesin fotot Osmanit e Kurtit në darkë

“M’u kujtua dita kur Qeveria Kurti 1 më anuloi lejen e uljes në Prishtinë, ndërsa  donim të aterojmë ( e më shumë peripeci, nga avioni, arritëm të  devijojmë për në Tiranë ).  Me këtë veprim unë dhe ekipi im rrezikuam shumë.  Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjen pa Covid”, shtoi ai.

“Nuk harrohet momenti kur rrezikonim jeten per teket  Kurtit e Sveqlës!!!!”, tha Pacolli.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë