Loading…

‘Nuk i frikësohemi askujt’: Useini shpreson në pikët e plota ndaj Dukagjinit

  • 13/08/2022 | 12:11

‘Nuk i frikësohemi askujt’: Useini shpreson në pikët e plota ndaj Dukagjinit

Prishtina në ndeshjen e parë të këtij edicioni të ri në Superligën e Kosovës do të përballet ndaj Dukagjinit. Lidhur me këtë ndeshje për Gazeta Metro ka folur mbrojtësi i bardhë e kaltërve, Muhamed Useini. Ai mendon që tre pikët e para të këtij sezoni do t’i marrin sot në Klinë.


Me fillim nga ora 17:00 në stadiumin ‘18 qershori’ në Klinë do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës.

Për Muhamed Useinin edhe pse ky ballafaqim nuk do të jetë edhe i lehtë, kualiteti që kanë në skuadër shpreson që në fund të jetë vendimtar për një rezultat pozitiv.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari mjaft të mirë. Besoj se kemi punuar shumë në fazën përgatitore dhe jemi komponuar mirë si një ekip i ndërtuar nga fillimi. Me maksimumin e të gjithëve, me kualitetin e ekipit tonë besoj se do e fillojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u kthyer me pikë të plota nga Klina,” tha ai për Gazeta Metro.

Ish-mbrojtësi i Gjilanit nuk i frikësohet aspak përforcimeve të reja në klubin e Dukagjinit. Por, jo vetëm Dukagjinit po asnjë ekipi tjetër.

“Do jetë normal shumë e vështirë krahas përforcimeve Dukagjini luan mjaft mirë si vendas, mirëpo mendoj se kemi një ekip mjaft të mirë dhe nuk i frikësohemi askujt,” tha ai.

Optimizmi në kampin e Prishtinës për këtë sezon është mjaft i madh, sidomos pas reformave të thella duke filluar nga lojtarët e deri te Presidenti i klubit.

Prishtina dhe Dukagjini kujtojmë se sezonin e kaluar vetëm në javën e fundit kishin arritur t’i ‘ikin’ barazhit. Megjithatë, këtë sezon objektivat në të dyja klubet janë më të larta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë