Loading…

Nuk i ndalen dhimbjet Mihalit: Rusi i arrestuar nga Njësia Speciale dërgohet në Beograd për shërim

  • 30/05/2019 | 16:35

Nuk i ndalen dhimbjet Mihalit: Rusi i arrestuar nga Njësia Speciale dërgohet në Beograd për shërim

Zyrtari i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov i njohur me nofkën ‘Mihali’ në Veri të vendit, u arrestua nga Njësia Speciale gjatë intervenimit në Zubin Potok ditë më parë teksa mundohej t’i pengonte heqjen e barrikadave policët, transmeton Gazeta Metro.


Mihali i cili u arrestua në dy ditë më parë, nga spitali i Mitrovicë së Veriut është dërguar për tretman mjekësor në Beograd.

Nuk dihet se nëse arsyeja e dërgimit të tij në Beograd është largimi dhe ikja nga Kosova, pasi Prokuroria e Shtetit ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti nga UNMIK’u.

Derisa Njësia Speicale po kryente bastisjet në Veri dhe hetimet e mëhershme, ky person është mundur t’i pengojë ata, madje ai kishte vendosur veturën e UNMIK’ut si barrikadë dhe ka tentuar fizikisht t’i pengojë policinë derisa po kryenin detyrën.

Metro ka mësuar se Mihael Krasneoschenko ishte kamufluar si diplomat në Veri dhe deklaronte se punonte si punëtor i administratës së UNMIK’ut në atë pjesë të vendit../gazetametro.net

Kush është Mihali?: Rusi i arrestuar sot në Veri i cili ishte i kamufluar si diplomat

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë