Loading…

Nuk i ndali as koronavirusi, mbi 18 mijë kosovarë festuan 28 Nëntorin në Shqipëri

  • 30/11/2020 | 17:01

Nuk i ndali as koronavirusi, mbi 18 mijë kosovarë festuan 28 Nëntorin në Shqipëri

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, mbi 18 mijë kosovarë e festuan në shtetin shqiptar.


Për Festën e Flamurit, kosovarët sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit ia mësynë Shqipërisë.

Pavarësisht situatës me koronavirus, ku numrat e të infektuarve sikurse në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri çdo ditë po shënojnë rritje, kjo gjë nuk i ka ndaluar kosovarët që 28 Nëntorin ta festojnë në Shqipëri.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të kuptuar se sa kosovarë kanë shkuar në Shqipëri më 27,28 dhe 29 nëntor.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, kanë qenë plotë 18 mijë e 85 persona që nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri gjatë këtyre tre ditëve.

Kurse kanë qenë gjithsej 18 mijë e 85 persona të cilët gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, raporton lajmi.net.

Sipas Policisë më së hyrje dhe dalje për në Kosovë ka pasur në pikën kufitare në Vërmicë.

Të dhënat që Policia e Kosovës ka treguar për lajmi.net, thonë se brenda tre ditëve në Vëmicë kanë hyrë 15 mijë e 98 persona, kurse kanë dalë nga kjo pikë 15 mijë e 53 persona.

Ndërkaq në pikën kufitare Qafa e Prushit, 1 mijë e 569 qytetarë kanë hyrë në Kosovë, kurse 1 mijë e 266 kanë dalë nga Kosova.

Në anën tjetër në pikën kufitare Qafa e Morinës kanë hyrë në Kosovë 2 mijë e 225 kurse kanë dalë nga Kosova 1 mijë e 766.

Bazuar në këto të dhëna zyrtare që Policia e Kosovës i ka dhënë lajmi.net, për tre ditë pra 27, 28 dhe 29 nëntor, në Kosovë kanë hyrë 18 mijë e 892 persona, kurse nga Kosova kanë dalë 18 mijë e 85 persona, që i bie se, 18 mijë e 85 kosovarë kanë festuar Festën e Flamurit në Shqipëri.

Marrë parasysh vendimet e Qeverisë së Kosovës të cilët ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, por edhe mbylljen e lokaleve të gastronomisë qysh në orën 19:00, ka bërë që ky numër kaq i madh i kosovarëve t’ia mësyje Shqipërisë dhe të festojnë 28 Nëntorin në shtetin shqiptar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë