Loading…

Nuk i paguanin qiranë, italiani qëllon me armë shqiptarët

  • 22/01/2017 | 09:36

Nuk i paguanin qiranë, italiani qëllon me armë shqiptarët

“Nuk duroja dot më, më falni, e humba toruan”. Këto janë fjalët e 73-­vjeçarit Marino Tripodi nga Sanremo, i cili gjendet në qeli në Imperia, ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.

Dje pasdite, Tripodi shtiu disa herë me pistoletë kundër dy vëllezërve shqiptarë, qiraxhinj të tij, duke plagosur në krah njërin, 35­vjeçarin Mario Boçi, i cili më pas ia mbathi me makinën e tij, një Renault Twingo. Do t’i duhen njëzet ditë për t’u shëruar. Vëllai tjetër është Altin Boçi, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në lagjen San Lorenzo, raporton Shqiptarja.com, transmeton gazetametro.net.

Tripodi, i arrestuar tashmë, nuk kishte leje për mbajtjen e armës dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë. Nga të dhënat e para, del se dy vëllezërit shqiptarë kishin marrë me qira, në të zezë, apartamentin dhe prej muajsh nuk e kishin paguar të zotin. Grindja për qiranë e papaguar degjeneroi në të shtëna me armë dhe plagosjen e njërit prej vëllezërve. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë