Loading…

Nuk i voton Gjilani: Sami e Ismajl Kurteshi dështojnë të bëhen deputetë

  • 05/11/2019 | 15:49

Nuk i voton Gjilani: Sami e Ismajl Kurteshi dështojnë të bëhen deputetë

Është publikuar lista e plotë me vota të kandidatëve për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët në zgjedhjet e 6 tetorit kanë dalur partia fituese, por ajo që bie në sy është dështimi për tu bërë deputet i dy anëtaret të familjes Kurteshi, Sami dhe Ismajl Kurteshit, transmeton Gazeta Metro.


Dy anëtaret e familjes Kurteshi që vijnë nga Gjilani kanë dështuar kësaj here të bëhen deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sami Kurteshi, ish-deputet në legjislaturën e fundit edhe ish-avokat i popullit, kësaj radhe ka dështuar keq që të bëhet deputet. Ai ka marr vetëm 3,523 vota në gjithë Kosovën.

Pak me mirë, nga këto zgjedhje ka dalur familjari i tij, Ismajl Kurteshi, i cili gjithashtu ishte deputet nga radhët e VV’së në legjislaturën e fundit.

Ismajl Kurteshi, ka arrit që ti marrë gjithsej 6,408 27 vota në garën për deputet, por që nuk mjaftojnë për tu futur në kuvend.

Ndryshe, Lideri i VV’së Albin Kurti, ka siguruar mbi 181 mijëv vota, duke u pasuar kështu nga Glauk Konjufca me mbi 72 mijë vota./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë