Loading…

Nuk ishte i kënaqur me gjatësinë e tij, i riu i nënshtrohet operacionit për zgjatjen e këmbëve

  • 01/10/2022 | 19:08

Nuk ishte i kënaqur me gjatësinë e tij, i riu i nënshtrohet operacionit për zgjatjen e këmbëve

Kur Daniel Asadi ishte 14 vjeç, mjeku i tha se faza e tij e rritjes kishte mbaruar.


Këto fjalë e lënduan jashtëzakonisht shumë pasi i riu nuk ishte i kënaqur me gjatësinë e tij rreth 170 centimetra. Ai u shpreh se:

“Njerëzit ndoshta nuk e kuptojnë, por unë nuk mund ta përballoja atë. Çdo ditë dhe çdo natë mendoja për gjatësinë time”.

Në maj të vitit të kaluar, 11 vjet pas takimit me mjekun, Danieli, atëherë 25 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për zgjatjen e këmbëve që të arrinte lartësinë e aq dëshiruar. Top Albania Radio shkruan se ky operacion nuk është për ata me zemër të dobët. Ai përfshinte thyerjen e dy femurëve, kockave të kofshës dhe disa muaj me paterica.

Megjithatë, kjo periudhë ka kaluar tashmë për Daniel, i cili ka fituar 8 centimetra më shumë dhe shprehet se pavarësisht se çfarë ka kaluar është i lumtur me ndërhyrjen.

“Vendimi për të thyer këmbët duket i pakuptimtë për shumë njerëz, por unë isha i gatshëm të bëjë gjithçka për këtë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë