Loading…

“Nuk ishte penallti”: Skandali në El Clasico me gjyqtarin Munuera, del audioja e VAR’it

  • 27/10/2020 | 12:13

“Nuk ishte penallti”: Skandali në El Clasico me gjyqtarin Munuera, del audioja e VAR’it

Real Madrid mundi Barcelonën 3:1 në fundjavë në ”Camp Nou”.


“Mbretërit” arritën të marrin një fitore të rëndësishme dhe t’i japin fund rezultateve të këqija, por pas ndeshjes, më i përfoluri është gjyqtari kryesor Martinez Munuera.

Munuera u gjend në qendër të kritikave për shkak të penalltisë që i dha Real Madridit në mes të pjesës së dytë. Ai tregoi pikën e bardhë sepse mendoi se Lenglet po e tërhiqte Ramos mjaftueshëm për të marrë atë vendim, përcjell lajmi.net.

Munuera e mori vendimin pasi shqyrtoi regjistrimin e VAR. Sot, spanjollët njoftuan se u shfaq audioja e bisedës midis Munuera dhe njerëzve në dhomën VAR nga ai moment.

Asistente e VAR ishte Maria Sanchez Martinez e cila i tha Munueras që të mos gjykojë një penallti sepse nuk ka elementë të mjaftueshëm për një vendim të tillë. Por më pas ai vendosi të akordojë një penallti pa dëgjuar kolegët e tij.

Një nga ndihmësit në fushë i sugjeroi gjithashtu Muneras që në atë situatë ishte Ramos ai që bëri faull, jo Lenglet, pasi spanjolli e tërhoqi së pari nga fanella mbrojtësin e skuadrës vendase. Sidoqoftë, Munera i injoroi ata dhe mendoi se duhet të kishte një penallti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë