Loading…

‘Nuk jam i sigurt’: Ischinger flet për idenë e shkëmbimit të territoreve gjatë kohës së Thaçit

  • 24/10/2022 | 21:07

‘Nuk jam i sigurt’: Ischinger flet për idenë e shkëmbimit të territoreve gjatë kohës së Thaçit

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischigner, ka folur edhe rreth asaj nëse Kosova ka gabuar që s’ka shfrytëzuar administratën e Donald Trump për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, qoftë me korrigjim të kufijve apo me shkëmbim territoresh.


Ischinger ka thënë se s’është i sigurt nëse ideja e shkëmbimit të territoreve siç ishte prezantuar gjatë administratës së Donald Trump do të zgjidhte të gjitha problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se të ndryshuarit e kufijve është një çështje tepër delikat dhe s’mjafton që të pajtohen vetëm liderët e dy shteteve.

Ish-ambasadori gjerman ka thënë se është skeptik që çështjet që janë diskutuar gjatë administratës së Trump do të çonin në një stabilitet të përhershëm.

Ai ka thënë se mbetet skeptike për atë përpjekje dhe potencon se duhet gjetur një mënyrë tjetër për të ecur përpara tani, ndryshe nga ajo çfarë ka propozuar Administrata Trump.

“Nuk jam i sigurt nëse ideja e shkëmbimit të territoreve siç ishte prezantuar para disa vitesh gjatë kohës së Trump, do të zgjidhte të gjitha çështjet. Të ndryshosh kufijtë është një çështje shumë delikate dhe do të funksionojë në drejtim të paqes dhe stabilitetit të përhershëm vetëm nëse pajtohen të gjithë. Jo vetëm dy liderët, popullata e afektuar në zonat që ju po flisni. Këto janë çështje delikate. Unë jam skeptik nëse çështjet që janë diskutuar gjatë kohës së Trump do të çonin drejt një stabiliteti të përhershëm, nuk jam shumë i sigurt. Mbes skeptik dhe mendoj se ne duhet të gjejmë një mënyrë tjetër përpara, një mënyrë ndryshe nga ajo se çfarë administrata Trump ka propozuar”, ka thënë Ishcinger për T7.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë