Loading…

Nuk ka fitore për Lampardin: Chelsea ndalet me barazim nga Leicester City

  • 18/08/2019 | 20:18

Nuk ka fitore për Lampardin: Chelsea ndalet me barazim nga Leicester City

Trajneri anglez, Frank Lampard, nuk ka arritur që ta shijojë fitoren e parë me Chelsean as pas javës së dytë në Premier Ligë, transmeton Gazeta Metro.


Frank Lampard u rikthye sot në ‘Stamford Bridge’, por kësaj radhe në rolin e trajnerit te Chelsea. Mirëpo, as kësaj radhe ai nuk arriti fitore.

Chelsea dhe Leicester City ndanë pikët në ndeshjen e javës së dytë në Premier Ligë, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1.

Mason Mount shënoi për ‘Blutë’, teksa Wilfred Ndidi barazoi rezultatin për ‘Dhelpërat.

Pas xhirove të zhvilluara, Chelsea renditet në vendin e 15’të me vetëm 1 pikë, kurse Leicester City me 2 pikë renditet në vendin e 12’të./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë