Loading…
Nuk ka më bileta 2 euro për ta përcjellur Kosovën, rriten çmimet nga FFK
  • 11/02/2019 | 17:55

Nuk ka më bileta 2 euro për ta përcjellur Kosovën, rriten çmimet nga FFK

Çmimi i biletave për ta përcjell Përfaqësuesen e Kosovës në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian ”Euro 2020” do të rritet, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është konfirmuar nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë një interviste për Sportin në KTV. Kjo sipas kryetarit do të ndodhë edhe për shkak të imazhit të ekipit nacional.

”Sigurisht se do të jenë më të shtrenjta, mirëpo do të bazohemi në nivelin ekonomik në Kosovë dhe në nivelin e rajonit”, tha fillimisht Ademi.

”Nuk kemi caktuar ende çmim, por do të jenë afërsisht 50% më të shtrenjta dhe të gjitha do të vazhdojnë të shitën në sistemin online.”

Ndryshe, Kosova ndeshjen e parë për ciklin kualifikues në ”Euro 2020” do ta zhvilloj me 25 mars në ”Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë./gazetametronet

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë