Loading…

Nuk ka paga e mëditje për specializantët e mjekësisë, vendos Komisioni për Buxhet

  • 07/12/2021 | 11:06

Nuk ka paga e mëditje për specializantët e mjekësisë, vendos Komisioni për Buxhet

Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere nuk ka pranuar ërkesën e specializantëve të mjekësisë, për paga dhe mëditjem shkruan Gazeta Metro.


Me 2 abstenime dhe 6 vota pro, në mbledhjen e këtij Komisioni, është votuar rekomandimi i grupit punues për refuzimin e kërkesës së tyre.

“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani.

Kujtojmë, që kërkesa e tyre e vetme është që të paguhen për punën që e kryejnë dhe të kthehen në specializantë të rregullt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë