Loading…

Nuk ka qetësi në Veri: I digjet vetura serbit në Zubin Potok që e regjistroi me tabela RKS

  • 02/11/2022 | 10:09

Nuk ka qetësi në Veri: I digjet vetura serbit në Zubin Potok që e regjistroi me tabela RKS

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, i është vënë zjarri një veture me targa RKS, pronë e viktimës mashkull i komunitetit serb, në Zubin Potok, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë orës 3:34 të mëngjesit.

Pas marrjes së informacionit, njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS.

“Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë që edhe në javën e kaluar janë djegur disa vetura të cilat ishin regjistruar në RKS. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë