Loading…

Nuk ka shpresa që Nishani të rizgjedhet president

  • 30/12/2016 | 17:25

Nuk ka shpresa që Nishani të rizgjedhet president

Kohë të humbur e quan kryeministri Edi Rama ambicien e shprehur publikisht nga presidenti Bujar Nishani për të rikandiduar për postin e kreut të shtetit.


Rama tha se Presidenti i ri do zgjidhet nga mazhoranca, duke shuar kështu ëndrrën e Nishanit për një mandat të dytë si President, përcjell shqiptarja.

“Unë e di që zgjedhja e presidentit këtu nuk është si në Amerikë. Në Amerikë kandidatët shprehin ambicie për të kandiduar apo rikandiduar. Këtu procedura është me ftesë. Grupet i dërgojnë ftesa individëve për të kandiduar dhe pastaj zgjidhet presidenti”, ka thënë Rama.

“Shpallja e ambicies është kohë e humbur. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe për Presidentin e ri do ta vendosë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Jemi në vitin 2016. Emri i Presidentit të ri i takon vitit të ri në 2017­n. Ju siguroj, jo se jemi keq për një emër, por do të kemi mundësi të diskutojmë me koalicionin dhe do të kemi atë që quhet vështirësia për të zgjedhur”, ka shtuar më pas kryeministri shqiptar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë