Loading…

Nuk ka staf profesional Spitali Psikiatrik në Shtime

  • 08/12/2018 | 13:53

Nuk ka staf profesional Spitali Psikiatrik në Shtime

Në Qendrën Integruese Rehabilituese të të Sëmurëve Kronik në Shtime, aktualisht ndodhen 61 pacientë. Ndërsa ky institut ka kapacitet vetëm për 65 persona, ku sipas drejtorit në të shumtën e rasteve edhe nuk ka vend për pacientë tjerë.


E nga rekomandimet e Avokatit të Popullit, del se në këtë qendër, nuk ka staf profesional dhe adekuat për trajtimin e këtyre rasteve. Një gjë të tillë nuk mohon as vet drejtori , ku thotë se kanë nevojë për së paku edhe 12 punëtorë tjerë.

Sipas Avokatit të Popullit ndihmësit mjekësorë nuk kanë asnjë trajnim specifik për punën me pacientët me çrregullime kronike psikiatrike.

Drejtori i Qendrës Integruese dhe  Rehabilituese në Shtime, Miftar Zenelaj, në një intervistë për KosovaPress, ka justifikuar një gjë të tillë, duke thënë se po punohet me një numër shumë të vogël të stafit.

Sipas Zenelajt, kjo qendër ka nevojë, së paku edhe për 12 punëtorë, në mënyrë që të përmbushen edhe nevojat e pacientëve. Edhe vet  ai ka pohuar se është mirë që çdo herë stafi të avancohet në aspektin e njohurive profesionale.

Në raportin e Avokatit të Popullit, përmenden edhe kushtet që ofron kjo qendër, për të cilat thuhet se janë mesatare. Zenelaj ka treguar për KosovaPress, se në bazë të disa donacioneve nga Banka Botërore, kjo qendër tashmë është duke u renovuar.

Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, ka kapacitet vetëm për 65 persona. Shumë herë sipas Zenelajt, nuk ka kapacitet më, ani pse ka kërkesat janë të shumta.

Tutje ai ka treguar për KosovaPress, se për shkak të margjinalizimit të kësaj kategorie, ka shumë pacientë që asnjëherë nuk vizitohen nga familjarët e tyre.

Zenelaj tregon se çfarë përjetojnë këto raste që përfundojnë në këtë gjendje.

Një ditë qëndrimi në këtë qendër buxhetit të Kosovës i kushton 23 euro.

Mosha mesatare e pacientëve në këtë qendër është 50 vjeçare, i cili përfshin nacionalitete të ndryshme. E për shkak se ky Institut nuk ka hapësirë të mjaftueshme, drejtori i kësaj qendre ka treguar se prioritet u jepet personave që nuk kanë familje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë